KEDS tregon zonat që kanë mbetur pa energji elektrike

Për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë disa rajone të Kosovës, KEDS ka thënë se disa dalje janë jashtë funksionit.

Sipas një njoftimi, rajonet më të prekura momentalisht janë Gjakova, Malisheva dhe Peja, ndërkaq, sipas parashikimeve, KEDS ka thënë pritet që mot i lig të mbretërojë edhe në rajonet e tjera të Kosovës.

Ekipet e KEDS-it është thënë se janë mobilizuar në terren në mënyrë që dëmet e shkaktuara të evitohen sa më parë dhe konsumatorëve tanë t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike. 

KEDS po ashtu ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve që kanë problem me energji elekrtike.