Kompania e Ujësjellësit ‘Mitrovica’ njofton për ndërprerje të ujit për shkak të një defekti

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se në bazë të informatave që kanë nga Impianti për Trajtimin e Ujit në Shipol momentalisht ka ndërprerje të përkohshme të prodhimit, pasi që kanë një defekt në procesin e trajtimit.

Sipas njoftimit ekipet e mirëmbajtjes teknike janë duke punuar në sanimin e defektit.

Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve kompania ka bërë të ditur se në momentin që kanë zhvillime të reja do t’i informojë me kohë qytetarët.