Dëmtohet linja kryesore e furnizimit me ujë gjatë punimeve në ‘Muharrem Fejza’, ujësjellësi njofton për sanim të shpejtë
Rruga ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë është duke u përballur me furnizim të ujit të pijshëm , pas dëmtimit të linjës kryesore të furznimit nga punimet në rrugë të një kompanie.
Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ përmes një njoftimi.
“Kompania “Rahovica” kontraktor i komunës së Prishtinës sot rreth orës 11:00 duke realizuar punimet e tyre dëmtuan linjën kryesore të furnizimit me ujë për zonën e rrugës ” Muharrem Fejza” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Tutje, ujësjellësi bënë të ditur se ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe sanimi mund të zgjasë deri në orën 14:;30.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU” Prishtina” janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim. Sipas informacioneve nga ana e tyre sanimi mund të zgjasë deri afërsisht sot në orën 14:30”, potencon ujësjellësi.