Foto: KALLXO.com

Rrjedhje e ujit në gypin kryesor në rrugën Prishtinë-Pejë, Komorani dhe Zabeli i Epërm mbesin pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka bërë të ditur se për shkak të rrjedhjes së ujit në gypin kryesor në autostradën Prishtinë-Pejë, fshatrat Komoran dhe Zabel i Epërm nuk do kenë furnizmin me ujë të pijshëm.

Sipas kompanisë, punimet mund të zgjasin deri nesër pasdite.

“Ju njoftojmë se për shkak të një rrjedhje uji në gypin kryesor në autostradën Prishtinë-Komoran-Pejë, fshati Komoran dhe Zabel i Lartë nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm  deri në riparimin e defektit. Punimet teknike në riparimin e defektit mund të zgjasin deri nesër pasdite”- thuhet në njoftimin e Ujësjellësit ‘Prishtina’.