Uji

Në këto lokacione të Mitrovicës sot do të ketë ndërprerje të ujit

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se sot, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit do të intervenojnë në sanimin e rrjedhjeve dhe kyçjeve në rrjet, në tri lokacione.

Kompania ka njoftuar se në rrugën “Mbretëresha Teuta” do te intervenohet ne sanimin e rrjedhjes ne gypin 5/4.

Sipas njoftimit, intervenimi do të fillojë nga ora 10:00 dhe pritet të përfundojë rreth orës 14:00.

“Gjatë këtij intervenimi pritet që të ketë ndërprerje te përkohshme të ujit për anën e djathtë të kësaj rruge duke filluar nga mishtorja ‘Demi’ gjer tek objekti ‘Kulla’”, vijon njoftimi.

Intervenimi tjetër do të jetë në Frashër në rrugën kryesore do të bëhet një kyçje e re në rrjetin e ujësjellësit, si dhe në Iliridë në rrugën “Jakup Ceraja” do te punohet në sanimin e rrjedhjes.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve për mungesën e përkohshme të ujit gjatë intervenimit në rrjetin e ujësjellësit”, ka apeluar kompania.