Aksioni i Kolektivit Feminist në Prishtinë. Foto: Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist/Facebook

Kolektivi Feminist proteston me grafite kundër Qeverisë

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka zhvilluar një aksion me grafite në muret e Prishtinës.

Kjo, sipas OJQ-së, me qëllim që të përçohen mesazhe te klasa punëtore.

“Dita-ditës, mbijetesa për një pjesë të madhe të klasës punëtore po bëhet më e shtrenjtë dhe e papërballueshme. Varfëria, pa-përballueshmëria e çmimeve për banim dhe produkte bazike, rrogat e mjerueshme e punë të pasigurta janë duke i shtyerë punëtoret e punëtorët në skaje të ekzistencës, duke ua dërrmuar edhe më tej shëndetin fizik dhe atë mendor” – thuhet në reagimin e Kolektivit.

Tutje thuhet se “teksa klasa punëtore po varfërohet, hendeku mes tyre dhe të kamunve shefa apo teknokratë të punësuar në shtet është duke u rritur”.

Sipas Kolektivit Feminist ky hendek sinjalizon një shtet të investuar në ruajtjen e pabarazisë dhe rendit klasor që pasuron pakicën në kurriz të punëtoreve e punëtorëve.

“Ky rend kapitalist është i dhunshëm dhe duhet shembur. Ky është mesazhi nënvijëzues i grafiteve të lëna për punëtore e punëtorë në muret e Prishtinës. Të organizohemi në rezistencë” – tha Kolektivi.

Grafitet që u shkruajtën nga aktivistët e Kolektivit përçojnë këto mesazhe:

“A jemi të varfër apo të vjedhur?”, “170 euro paga minimale, 350 euro një banesë në Prishtinë”, “Teknokratëve pasanikë 7 mijë e 500 euro, klasës punëtore as 200 euro”, “Kryeministri jeton fuqishëm, klasa punëtore menzi mbijeton” dhe “Punëtore e punëtorë, organizohuni”.