Kohë me shi në Jarinje, nuk ka zmbrapsje të qytetarëve - PAMJE

Me tenda të ngritura, materiale ushqimore, dru e zjarre qytetarë të shumtë të veriut të Kosovës po qëndrojnë në afërsi të pikës kufitare Jarinje, ku kanë krijuar edhe bllokada me makineri të rënda.

KALLXO.com që po qëndron tash e tre dite atje nga afër po ju sjell pamje të situatës aktuale në këtë zonë ndërsa gjatë ditës ka pasur informacione edhe për vëzhgimin e situatës nga xhandarmëria serbe.

Ekipet policore speciale janë duke qëndruar në gatishmëri për çdo zhvillim të ri.

Në anën tjetër qytetarët janë mbledhur në grupe të ndara dhe po ndezin zjarre për shkak të kohës e cila ka filluar që të ftohet.

Për shkak të reciprocitetit të vendosur për targat e automjeteve nga Serbia, që tri ditë janë të bllokuara dy rrugë nacionale në veri të vendit nga serbë lokalë, të cilët po protestojnë kundër kësaj mase.

Të dy rrugët që shpijnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak po mbahen të bllokuara nga dhjetëra kamionë dhe vetura të vendosura nga protestuesit serbë.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë, shoferët me targa të Serbisë kur hyjnë të Kosovë duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS që t’i ndërrojnë ose t’i mbulojnë targat kur futen në Serbi.

Xhandarmëria serbe vrojton nga kodra Policinë e Kosovës – VIDEO