Xhandarmëria serbe në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë - 22.09.2021

Xhandarmëria serbe vrojton nga kodra Policinë e Kosovës - VIDEO

Disa pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë parë në kodrat në afërsi të pikës kufitare Kosovë – Serbi në Jarinjë.

KALLXO.com ju sjell pamje ekskluzive të pjesëtarëve të xhandarmërisë në një shkëmb në lartësi në afërsi të pikës kufitare.

Policia e Kosovës në pamje shihen duke vrojtuar lëvizjet e tyre nga pjesa e territorit të Republikës së Kosovës.

Për më shumë ndiqni pamjet:

 

Xhandarmëria serbe në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë – 22.09.2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar përsëri se është i gatshëm të largojë masën për targa nëse njësoj vepron edhe Serbia.

“E kam bërë të ditur edhe në takimin e djeshëm më ambasadorët e QUINT-it dhe jam i gatshëm që në çdo kohë që këtë masë ta heq nëse kemi një zotim edhe nga pala e Serbisë. Policët kufitar asnjëherë nuk kanë kërkuar ose hulumtuar për përkatësinë e udhëtarëve, ata janë marrë me targat, nuk është shkelur asnjë e drejtë e qytetarëve”, tha Kurti.

Kurti u shpreh i gatshëm që të zhvillojë takime e bisedime për këtë çështje në Bruksel.

Kurti: E largojmë masën nëse e largon edhe Serbia