Klienti vret personin që hyri për të grabitur në një restorant në Houston (VIDEO)

Një klient vrau një grabitës brenda restorantit të enjten në mbrëmje në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të Policisë së Houston, një person i armatosur hyri me maskë brenda restorantit, raporton ABC.

Dëshmitarët u thanë oficerëve se i dyshuari hyri në restorant dhe i drejtoi një pistoletë klientëve teksa ai kërkonte paratë e tyre. Teksa ai po largohej, njëri prej klientëve e qëlloi grabitësin.

“Sulmuesi i ka mbledhur paratë e vjedhura nga i dyshuari dhe ua ka kthyer paratë klientëve të tjerë. Më pas ai dhe personat e tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes” – ka njoftuar Policia.

Policia po e kërkon klientin që la të vdekur grabitësin, i cili po kërkohet për t’u marrë në pyetje. Policia e Houstonit po kërkon ndihmën e publikut në identifikimin e burrit që la të vdekur personin që hyri të grabis në restorant.

Pedro Lopez, pronar i restorantit, tha se ai dhe punonjësit e tij janë ende në shok.

Në videon e marrë nga kamerat e restorantit, shihet momenti kur i dyshuari hyn në restorant dhe momenti kur klienti e gjuan me armë.