Hortikultura

Kjo është kënaqshmëria e qytetarëve të Prishtinës me shërbimet e ndërmarrjes “Hortikultura”

Ndërmarrja Publike Komunale “Hortikultura” në baza vjetore bënë matjen e nivelit të kënaqshmërisë së qytetarëve për shërbimet që ofron.

Në hulumtimin e fundit të kësaj ndërmarrje punoi ndërmarrja ‘Prikos Solutions and Managment’.

Përpos nivelit të kënaqshmërisë, ndërmarrja ka si qëllim të identifikojë kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve.

Në hulumtim kanë marr pjesë konsumatorë që shfrytëzojnë shërbime të kësaj ndërmarrjeje, nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës me anë të një pyetësori standard.

Pjesë e këtij hulumtimi kanë qenë 119 persona, ku pjesa me e madhe i përkasin lagjes ‘Qendër’ të qytetit, rreth 32 për qind, 18 apo 15.2 për qind nga lagjja ‘Dardania’, kurse nga ‘Ulpiana’ janë intervistuar 14 persona apo 11.7 për qind nga totali.

Në bazë të të dhënave nga hulumtimi për kënaqshmërinë me hapësirat publike gjelbëruese në përgjithësi, 72 për qind janë shprehur shumë të kënaqur, 20 për qind deri diku të kënaqur, 5.3 për qind janë pak ose deri diku të kënaqur dhe 1.6 për qind nuk janë aspak të kënaqur me hapësirat gjelbëruese në qytet.

Ky nivel, sipas ndërmarrjes “Hortikultura”, është i ngjashëm me hulumtimin e vitit paraprak.

Në pyetjen për shkallën e kënaqshmërisë me hapësirat gjelbëruese në lagjet ku jetojnë 57.3 për qind janë të kënaqur, 31.8 për qind janë deri diku të kënaqur, 6.9 për qind kanë deklaruar se janë pak të kënaqur më hapësirat gjelbëruese në lagjet ku jetojnë, ndërsa 4 për qind janë shprehur si aspak të kënaqur me shërbime të kësaj ndërmarrjeje.

Sa i përket shkallës së kënaqshmërisë së klientëve me gjendjen fizike të objekteve dhe infrastrukturën, ka rezultuar të  jetë më e lartë se ajo në vitin paraprak.

Nga të anketuarit, 63.9 për qind janë shprehur shumë të kënaqur, 31.2 për qind deri diku të kënaqur, kurse 3.8 për qind pak të kënaqur me gjendjen fizike dhe infrastrukturën nëpër deponi, ndërsa 1 për qind aspak të kënaqur me mirëmbajtën dhe gjendjen fizike të objekteve dhe infrastrukturën.

Me anë të këtij hulumtimi është bërë e ditur se qytetarët kanë nevojë për zgjerim të hapësirave gjelbëruese dhe investim më i madh në ndërmarrjen “Hortikultura”.

Nga përgjigjet e qytetarëve vërehet se vendet më të preferuara të qytetarëve për pjesën e Prishtinës janë në parkun e Gërmisë.

Kurse, si rekomandim nga ana e qytetarëve ka qenë kërkesa për më shumë hapësira gjelbëruese në qendër të qytetit, ndërsa kërkohet që t’i jepet vëmendje periferisë së qytetit e cila nuk është ende e përfshirë në shërbimet e ndërmarrjes ‘Hortikultura’.

Raportin e plotë të hulumtimit për nivelin e kënaqshmërisë së qytetarëve me këtë ndërmarrje e gjeni këtu.