Foto: Facebook

Shkarkohet kryeshefi i “Hortikulturës”

Isak Rakovica është shkarkuar nga pozita e kryeshefit të Ndërmarrje Publike Lokale (NPL) “Hortikultura”.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar sekretari i “Hortikulturës”, Ramë Hoxha.

“Bordi ka marrë vendim. Bordi i di arsyet”, ka thënë Hoxha.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë edhe me Isak Rakovicën, por i njëjti deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka qenë i qasshëm.