Hortikultura/lule

Komuna e Prishtinës ndan 1.2 milion euro për blerje të luleve dhe fidanëve

Komuna e Prishtinës ka ndarë 1.2 milionë euro për blerje të fidanëve dhe luleve dekorative shumëvjeçare.

Këto lule do mbillen në hapësirat publike dhe paret e qytetit.

Sipas të dhënave, kohëzgjatja e këtij tenderi do jetë për 36 muaj.

Tutje, në dosje të tenderit theksohet se operatori Ekonomik që do marr tenderin duhet të ofroj stafin e nevojshëm që do të angazhohet në këtë projekt – minimumi 6 punëtorë.

Operatori poashtu duhet të dëshmojë se produktet e kërkuara në dosjen e tenderit janë me prejardhje nga vendet e BE dhe  të jetë i pajisur dhe të dorëzoj Certifikatat ISO STANDARDE.

Disa prej llojeve të fidanëve që pritet të blihen me atë këtij tenderi janë: Abies nordmanniana, Cedrus altantica, Picea pungens, Pinus sylvestris, Abies concolor, Ilex murchagara, Fraxinus excelsior, Acer negundo flamingo, Quercus rubra, Betula pendula, etj.

Përpos furnizimit me këto lule e fidanë, ndërmarrja komunale ‘Hortikultura’ po ashtu bënë mbledhje të luleve në hapësira publike e parqe të qytetit me lule që mbillen në sera të kësaj ndërmarrje.

Mbjelljet e para të luleve në kryeqytet kanë nisur më 21 mars- në ditën e parë të pranverës.

Kallxo.com ka kërkuar nga komuna dhe ndërmarrja detaje nëse pritet të ketë shtim të hapësirave ku do mbillen lule e fidanë dekorativ, por nuk është dhënë ndonjë përgjigje.