Ilustrim

Kina vazhdon të ketë shumicën e vdekjeve nga Coronavirusi

Numri global i të vdekurve nga Coronovirusi ka kaluar në 1 mijë

Autoritetet shëndetësore në Hubei raportuan se 103 njerëz të tjerë kanë vdekur nga Coronavirusi në provincën Hubei  të hënën. Kështu duke u rritur numri i vdekjeve nga epidemia në 974, raporton CNN.

Kjo ka sjell numrin e përgjithshëm të vdekjeve në territorin e Kinës në të paktën 1.011.

Në botë 1.013 njerëz gjithsej kanë vdekur, një vdekje në Hong Kong dhe një në Filipine.

Të hënën autoritetet në  Hubei kanë konfirmuar se 2.097 raste të virusit në Hubei, që sjell numrin e përgjithshëm të rasteve në rajon në 31.728.

Më shumë se 25 mijë pacientë janë shtruar në spital në Hubei, përfshirë 1.298 në gjendje kritike, sipas autoritetit shëndetsor.

Më shumë se 2 mijë pacientë janë shëruar.