Foto: Denis Sllovinja / KALLXO.com

KFOR-i zhvillon stërvitje rutinë ushtarake në disa qytete të Kosovës

Misioni ndërkombëtar paqeruajtës në Kosovë, KFOR ka njoftuar se do të zhvilloj stërvitjen rutinë ushtarake në pjesën perëndimore të Kosovës nga data 4 korrik deri më 6 korrik.

Stërvitja “Big Rock” do të mbahet nga një kontingjent i përbërë nga kombe të ndryshme dhe qëllim i saj është përmirësimi i gatishmërisë dhe përgatitjen e njësive.

Siç ka bërë me dije KFOR-i me anë të një njoftimi, ushtarët dhe automjetet e KFOR-it do të vendosen në komunat e Istogut, Shtërpcës, Mamushës, Deçanit, Gjakovës, Dragashit, Hanit të Elezit dhe Kaçanikut.

Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë edhe lëvizje të cilat do të bëhen natën dhe ditën. Po ashtu në njoftim thuhet se do të ketë lëvizje dhe me helikopterë.

“Karvanet e mjeteve të rënda do të kalojnë tranzit përgjatë rrugëve kryesore dhe dytësore brenda rajonit”- thuhet në njoftimin e KFOR-it.