Foto: KFOR

KFOR-i shpërndan ndihma në disa fshatra

Personeli i Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, të udhëhequr nga SHBA ka ndihmuar Kryqin e Kuq të Kosovës me një shpërndarje të miellit dhe materialeve dezinfektuese për komunitetet lokale.

KFRO-i ka shpërndarë 8 ton miell edhe alkool dezinfektues në disa fshatra e komuna.

“Gjithsej tetë ton miell dhe alkool dezinfektues u shpërndanë në një shkollë fillore në Suhadoll, një klinikë mjekësore në Uglar dhe një hapësire të Kryqit të Kuq në Graçanicë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Koloneli i Ushtrisë Amerikanë Eric Riley është shprehur i lumtur me ndihmën që kanë bërë në shpërndarjen e furnizimeve të nevojshme.

“Ne jemi të lumtur të ndihmojmë me shpërndarjen e këtyre furnizimeve të nevojshme. Misioni parësor i Komandës Rajonale Lindje është të kontribuojë në sigurinë e zonës dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës në përputhje me mandatin e KFOR-it në KB, por është një nder të ndihmojmë institucionet në Kosovë gjatë këtyre kohërave sfiduese,” tha koloneli i ushtrisë amerikane Eric Riley, komandant KR-Lindje.