Foto: KFOR

KFOR dhuron sistem për rritjen e efikasitetit energjetik në Qendrën Mjekësore në Vitomiricë të Pejës

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR i ka dhuruar një sistem fotovoltaik prej rreth 14 kW Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sipas një njoftimi për media, ky donacion do të ndihmojë në rritjen e efikasitetit energjetik të Qendrës së Mjekësisë Familjare, nëpërmjet përdorimit të burimeve të rinovueshme.

Po ashtu është thënë se do të ndihmojë për ta bërë qendrën më efektive, më të qëndrueshme dhe më të përgjegjshme ndaj nevojave shëndetësore të popullatës lokale.

Në ceremoninë e dorëzimit KFOR tha se morën pjesë autoritete të ndryshme civile dhe ushtarake, duke përfshirë komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim, kolonel Francesco Ferrara, Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare, Bujar Gashi.