Foto: KFOR

KFOR dhe ushtria e Serbisë diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Gjatë ditës është mbajtur takimi i rregullt në mes komandantit të KFOR-it dhe komandantit të përgjithëshëm të ushtrisë serbe.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe Lubisha Dikoviq, deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë është komplekse dhe se Ushtria e Serbisë njeh forcat ndërkombëtare në Kosovë si një faktor i rëndësishëm i stabilitetit dhe garantues i sigurisë për popullatën.

Takimet e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë me komandën e KFOR-it mbahen rregullisht dhe këtë herë gjatë takimit në aeroportin e Nishit ishte bashkëpunimi i Ushtrisë Serbe dhe KFOR-it, si dhe gjendja aktuale e sigurisë në Kosovë dhe përgjatë vijës kufitare me Kosovën.