Këto janë 10 klubet më të vlefshme evropiane të futbollit

Sipas hulumtimit të fundit, Manchester City është klubi më i vlefshëm në Evropë. Skuadra e Manchester City është vlerësuar me një çmim prej 1.1 miliard funta, ndërsa ekipi rival nga i njëjti qytet Manchester United është vlerësuar me 1.04 miliard.

Ekipi i Chelsea, vjen pas dy skuadrave të Manchesterit, dhe ka vlerë prej 809 milionë funta ndërsa në pozitën e katër dhe të pestë qëndrojnë Barcelona me 766 milionë dhe Bayern Munchen me gjithsej 761 milionë funta që e përmbyll top peshën e klubeve.

Është Liverpol që kap pozitën e gjashtë e vlerësuar me 742 milionë funta, ndërsa ‘mbretërit’ madrilian janë të shtatit në këtë renditje, me një vlerë prej 723 milionë funtave. Klubi që ka zënë pozitën e tetë është Paris St- German i sheikëve arab i vlerësuar me 691 milionë funta. Dy klubet ‘më pak’ të rënda financiarisht, janë Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid që kanë vlerë prej 587 milionë, përkatësisht 566 milionë funta.