Këta janë 9 kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) ka publikuar listen e kandidatëve të paraqitur në konkursin publik, për vendin e lirë të punës: Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së.

Gjatë takimit të Bordit janë shqyrtuar aplikacionet e kandidatëve ku është vendosur se kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e përcaktuara me konkurs të ftohen për intervistë.

Këta kandidat janë:

  1. Adriana Kutllovci
  2. Arbëreshë Arifi-Teli
  3. Arta Bajrami
  4. Bekim Hasani
  5. Bekim Shehu
  6. Naser Thaci
  7. Shkumbin Ahmetxhekaj
  8. Valentina Saracini
  9. Ylli Kaloshi

Lidhur me datën dhe orën e intervistës, Bodri ka thënë se kandidatët do të njoftohen brenda afateve ligjore.