Këshilltari i Thaçit për Lajçakun: Nuk është i përqendruar në qëllimet e Kosovës por të Serbisë

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka replikuar në njoftimin e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në të cilin ky i fundit bëri të ditur se ka biseduar me presidentin serb.

Sipas këshilltarit të Thaçit, Lajçak nuk është i përqendruar në qëllimet e Kosovës por të Serbisë.

“I Dërguari Special për Dialogun Kosovë – Serbi nuk është i përqendruar në qëllimet e Kosovës dhe as perspektivën e dialogut, por Serbisë. Kushdo që aspiron një rol duhet së pari të arrijë në Kosovë. Fillimi është i gabuar!”, ka shkruar Behrami në rrjetin social “Twitter”.