Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Këshilli i Sigurimit, Gërvalla krahason luftën e UÇK-së me atë të popullit të Ukrainës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit në OKB i ka reaguar përfaqësueses së Rusisë, e cila pati qasje agresive ndaj Kosovës.

Sipas Gërvallës, Rusisë i pengon fakti që Kosova është një storie suksesi që lindi nga një gjenocid i ndalur prej NATO-s.

“E kuptoj shumë mirë pse Rusia është kaq agresive ndaj Kosovës, sepse nuk u pëlqen Kosova si storie suksesi, sukses i një intervenimi multilateral që solli demokracinë në vendin tonë”, tha ajo.

Gërvalla krahasoi luftën e UÇK-së me atë që po bën sot populli i Ukrainës.

“Të jem sot këtu dhe të dëgjoj përfaqësuesin e Rusisë që flet për UÇK-në, më kujton njerëzit e guximshëm të Ukrainës që po mbrojnë vendin e tyre, ju po thoni të njëjtat fjalë edhe për ta. Jam shumë krenare që sot përfaqësojë një vend prej të cilit gra dhe burra të guximshëm të UÇK-së mbrojtën vendin e tyre. Nuk do isha krenare të përfaqësoja një nga vendet tuaja këtu sot”, shtoi Gërvalla.

Gërvalla në Këshillin e Sigurimit: Dick Marty nuk është mik i Kosovës, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë