Presidenca ceke e Keshillit te Evropes/Twitter
Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian arrijnë marrëveshje për liberalizim të vizave për Kosovën
Presidenca çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian ka bërë të ditur se është arritur marrëveshje e përkohshme politike mes Këshillit dhe Parlamentit Evropian për liberalizmin të vizave për Kosovën.
Në njoftim theksohet se rregullat e reja do t’i lejojnë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në vende të BE=së pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në periudhë 180 ditore.
Tutje, në njoftim potencohet se përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) jo më vonë se 1 janari 2024.
#JHA | 🤝 DEAL! We reached a provisional political agreement between @EUCouncil & @Europarl_EN on #visa liberalisation for #Kosovo 🇽🇰. #EU2022CZ brings Kosovo one step further on its European path 🛄.
More ⬇️https://t.co/m7avx0HFL8 pic.twitter.com/TI0ZeRmJYe
— EU2022_CZ (@EU2022_CZ) December 14, 2022
Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë.
Përkundër faktit se Komisioni Evropian qysh në vitin 2018 ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.