Presidenti shqiptar, Ilir Meta - Foto: REL/Reuters
Kërkesa e PS-së për shkarkimin e Metës futet në kalendarin e punimeve të Kuvendit
03.5.2021 - 11:05
Konferenca e Kryetarëve fut në kalendarin e punës shqyrtimin e propozimit të mazhorancës për shkarkimin e presidenit Ilir Meta.
Futja e shqyrtimit të shkarkimit të presidentit në kalendarin e punës së kuvendit erdhi pas propozimit të adresuar nga socialistët, të cilët grumbulluan 26 firma që mbështesin këtë nismë.
Konferenca e Kryetarëve u mblodh ditën e sotme ku u vendos miratimi i programit të punës në kuvend për periudhën 10 maj-9 korrik 2021 dhe kalendarin e punimeve për periudhën 4-21 maj 2021.
Datat e vendosura për zhvillimin e seancave plenare mësohet të jenë 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021.
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex)./OraNews