Ilustrim

Kërcënoi me vdekje ish të dashurën për të mos u lidhur me dikë tjetër, arrestohet i dyshuari

Një burrë në Gjakovë është arrestuar dje nga Policia pasi dyshohet se kishte kërcënuar një grua më të cilën kishte qenë në lidhje dashurie.

Sipas Policisë, viktima kishte deklaruar i dyshuari e kishte kanosë me privim nga jeta nëse ajo krijon ndonjë lidhje të re me personin tjetër, apo e lajmëron policinë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.