Ilustrim

Kërcënohet një person për shkak të një borxhi

Një person ka raportuar në polici se është kërcënuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se ankuesi kishte raportuar se pas një mosmarrëveshje për një borxh, i dyshuari e kishte kërcënuar atë.

Në raport nuk përmendet nëse i dyshuari është arrestuar apo intervistuar nga ana e hetuesve policorë.

“Rasti po vazhdon të hetohet”- thuhet në raportin ditor të policisë.