Keqpërdorimi seksual i të miturës në Drenas, Gjykata dënon me burg të dyshuarit

Gjykata e Prishtinës ka dënuar me burgim pesë të dyshuar të përfshirë në rastin e keqpërdorimit seksual të të miturës në Drenas që tronditi opinionin në vitin 2019.

Sipas vendimit, Sh.Xh., arsimtari, është shpallur fajtor për keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin, për nxitje të akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës. Ai është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 vite e 6 muaj.

V.V., zyrtar policor, është shpallur fajtor për veprën penale – keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe veprën penale – shtytja në ndërprerjen e shtatzënisë dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 viteve.

G.H., avokat, është shpallur fajtor për veprën penale – keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve.

F.C., është shpallur fajtor për veprën penale – keqpërdorim seksual duke keqpërdorur  pozitën, autoritetin apo profesionin dhe është gjykuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 vite me kusht.

I.R., është shpallur fajtor për veprën penale – keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin  dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 dy vite me kusht që në afat prej 3 viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

G. Z. lirohet nga akuza për veprën penale frikësimi.

Ndaj të akuzuarit H.H. Gjykata ka marrë aktgjykim refuzues për veprën penale – keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes kësaj Gjykate.

Dosja e Prokurorisë – E kaluara kriminale e të dyshuarve në rastin e vajzës së mitur nga Drenasi