Foto: Denis Sllovinja / Termocentral , Obiliq , Kek

KEK-u njofton se njësia A-4 do të jetë jashtë punës për 4-5 ditë

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A-4 do të jetë jashtë punës për disa ditë.

Siç njoftoi KEK, kjo do të ndodhë për të sanuar disa probleme teknike.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sonte, dt. 15.10.2022, në ora 24:00 njësia A-4 planifikohet për ndalje me qëllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj” – njofton KEK.

“Bazuar në praktikat e mëhershme, rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit  4-5 ditorë. Lidhur me këtë, KEK me kohë ka njoftuar furnizuesin publik dhe kjo njësi nuk është nominuar për nesër dt: 16.10.2022” – thuhet tutje në njoftim.

Ne lidhje me zhvillimet e reja, zyra për media e KEK-ut tha se do të bëhen njoftime të reja.