KEDS: Nga përmbytjet në disa zona ka pasur probleme me energjinë elektrike

KEDS ka njoftuar se në Rajonin e Dukagjinit ka pasur vështirësi të ofrimit të shërbimeve për shkak të përmbytjeve në këtë rajon.

Sipas KEDS, disa zona nuk kanë pasur energji elektrike, ndërsa ka pasur shtylla të thyera e përcues të këputur.

“Ekipet tona nga distrikte të tjera janë angazhuar për tu dal në ndihmë ekipeve të Rajonit të Dukagjinit në mënyrë që intervenimi të jetë i shpejt dhe të sanohen prishjet sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Gjatë ditës së sotme ka pasur vërshime në disa pjesë të Kosovës. Këto përmbytje janë krijuar për shkak të reshjeve të shiut dhe borës.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka kërkuar dhe autorizuar Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) që të ngrit nivelin e gatishmërisë në nivel kombëtar pas situatës së krijuar nga reshjet e shiut dhe borës.