COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Katër raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar katër raste të reja me COVID-19 nga 23 testime të bëra.

Sipas të dhënave të fundit, asnjë qytetar nuk ka vdekur si pasojë e COVID-19 derisa listës së personave të shëruar i janë shtuar tre të tjerë.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk është vaksinuar asnjë person në 24 orët e fundit.

Aktualisht në Kosovë janë 13 raste aktive.

Numri total i dozave të administruara të vaksinës anti-COVID sipas MSH-së është 1.836.309.