Ilustrim

Katër persona rrihen ndërmjet vete në Prishtinë

Një mosmarrëveshje rreth një kundërvajtje në trafik ka qenë mollë sherri ndërmjet katër personave në Prishtinë.
Katër qytetarët u rrahën dje ndërmjet vete, kështu duke shkaktuar lëndime trupore njëri – tjetrit si dhe kanë dëmtuar dy vetura të të dyshuarve.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se të dyshuarve për rrahje i është ofruar kujdes shëndetësor.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport.