Hedhja e pakove humanitare përmes parashutave për Gazën nga aeroplanët amerikanë, Foto: CBS News

Katastrofa humanitare në Gaza

Burimet lokale thonë se dy fëmijë të tjerë kanë vdekur për shkak të kequshqyerjes së rëndë dhe dehidrimit në spitalin Kamal Adwan në Beit Lahia, në veri të Gazës, raporton Al Jazeera.

Këto dy vdekjet e fundit e çojnë në 27 numrin e përgjithshëm kryesisht të fëmijëve që kanë vdekur nga uria.

Gaza veriore në veçanti është në prag të urisë, pasi Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmën jetike humanitare dhe ushqimore. 

Të paktën një në gjashtë fëmijë në veri (Gaza) janë të kequshqyer, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. 

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë për Refugjatët në Palestinë, UNRWA, thotë se “uria është përhapur kudo në Gaza” ndërsa Ramazani fillon dhe përsëris thirrjet për një “armëpushim të menjëhershëm” gjatë muajit të shenjtë.

Të paktën 31,045 palestinezë janë vrarë dhe 72,654 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 07.10.2023. Numri i rishikuar i vdekjeve në Izrael nga sulmet e 7 tetorit të Hamasit është 1,139 dhe dhjetëra vazhdojnë të mbahen robër./Al Jazeera

Përgatiti: Nuhi Shala