Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kastrati: Kemi dënuar AAK-në, PDK-në, VV-në dhe LDK-në për shkeljen e masave anti COVID-19

Kryetari i komunës së Kamenicës , Qëndron Kastrati, i ftuar në DebatPernime ka treguar se deri më sot, kjo komunë ka dënuar katër parti politike për shkak të shkeljes së masave anti-COVID-19 që janë marrë nga Qeveria e Kosovës.

“Deri tash janë dënuar AAK, PDK, VV dhe LDK, secila janë dënuar nga 2000 euro. Subjektet në nivel lokal po kujdesen për masat, por kur po vijnë liderët po thyen masat. Ne kemi shkuar me dënimet minimale. Qytetarët nuk duhet të mendojnë që partitë politike janë të paprekshme”, ka thënë Kastrati.

Sonte në #DebatPernime prej orës 20:20 në KALLXO.com dhe RTV Dukagjini të ftuar janë tre kryetarë të komunave, Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës, Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit dhe Qëndron Kastrati, kryetar i Kamenicës.

Me Gjinin, Hazirin e Kastratin do të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit dhe menaxhimin e komunave që drejtojnë.

Si duhet të gjendet zgjidhja për presidentin e vendit?

Çfarë presin nga qeverisja e re?

Cilat janë kërkesat për ekzekutivin e ri i cili pritet të dal nga zgjedhjet e 14 shkurtit?

Këto, por edhe shumë të tjera, sonte prej orës 20:20 në KALLXO.com dhe RTV Dukagjini, drejtpërdrejtë, Ardian Gjini nga AAK, Lutfi Haziri nga LDK e Qëndron Kastrati.