Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qëndron Kastrati: Komuna e Kamenicës ka pasur buxhet për investime kapitale aq sa kushton një shtëpi

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i ftuar në DebatPernime ka thënë se buxheti për investime kapitale në komunën e Kamenicës ka qenë shumë i vogël.

Sipas tij, shumë shtëpi në Kamenicë kanë vlerë më shumë se sa ka qenë buxheti komunal për këto investime.

“Komunave si Kamenica ju duhet granti zhvillimor, i cili nënkupton që komunat që kanë shpërngulje më të madhe duhet ta kenë një mbështetje nga niveli qendror dhe jo vetëm në raport me numrin e qytetarëve. Kamenica ka pasur buxhet për investime kapitale 124 mijë euro, sa për një shtëpi, në Kamenicë ka shtëpi që kushtojnë më shumë se aq”, ka thënë Kastrati.

Sonte në #DebatPernime prej orës 20:20 në KALLXO.com dhe RTV Dukagjini të ftuar janë tre kryetarë të komunave, Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës, Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit dhe Qëndron Kastrati, kryetar i Kamenicës.

Me Gjinin, Hazirin e Kastratin do të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit dhe menaxhimin e komunave që drejtojnë.

Si duhet të gjendet zgjidhja për presidentin e vendit?

Çfarë presin nga qeverisja e re?

Cilat janë kërkesat për ekzekutivin e ri i cili pritet të dal nga zgjedhjet e 14 shkurtit?

Këto, por edhe shumë të tjera, sonte prej orës 20:20 në KALLXO.com dhe RTV Dukagjini, drejtpërdrejtë, Ardian Gjini nga AAK, Lutfi Haziri nga LDK e Qëndron Kastrati.