
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Lutfi Haziri: Kur LDK nuk është në qeverisje unë e bëjë punën dyfish
Kryetari i komunës së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në DebatPernime tha që punët në komunën e tij e bënë dyfish kur partia e tij nuk e ka Qeverinë në dorë.
“Kur LDK-ja nuk është në qeverisje edhe e bëjë punën dyfish dhe planet i bëjë bazuar në institucione financiare ndërkombëtare” tha Haziri në debat.
Haziri deklaroj që punët në komunën e Gjilanit nuk janë penguar nën asnjë qeverisje gjatë këtyre viteve.
“Sa i përket angazhimeve shtesë mundem me thanë që projektet më të mëdha financiare i kam zgjedh në kohën e qeverisje së AKK-së, por që i ka mbështetë qeveria Kurti për 52 ditë se kanë përfunduar negociatat dhe kanë përfunduar nën qeverisjen Hoti, përpos ratifikimit të një marrëveshje”, tha Haziri.
Sonte në #DebatPernime prej orës 20:20 në KALLXO.com dhe RTV Dukagjini të ftuar janë tre kryetarë të komunave, Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës, Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit dhe Qëndron Kastrati, kryetar i Kamenicës.
Me Gjinin, Hazirin e Kastratin do të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit dhe menaxhimin e komunave që drejtojnë.Si duhet të gjendet zgjidhja për presidentin e vendit?
Çfarë presin nga qeverisja e re?
Cilat janë kërkesat për ekzekutivin e ri i cili pritet të dal nga zgjedhjet e 14 shkurtit?
Këto, por edhe shumë të tjera, sonte prej orës 20:20 në KALLXO.com dhe RTV Dukagjini, drejtpërdrejtë, Ardian Gjini nga AAK, Lutfi Haziri nga LDK e Qëndron Kastrati.