Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lutfi Haziri tregon se çka duhet të ndryshojë qeverisja qendrore për atë lokale

Kryetari i komunës së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në DebatPernime tregoi se cilat pika në qeverisjen qendrore duhet të ndryshojë për të ndryshuar qeverisjen lokale.

Haziri tha se të krijojnë stabilitet përpos që duhet të largojnë mundësinë e situatave për zgjedhjeve të jashtëzakonshme duhet të ndryshojnë sistemin e grandeve, decentralizmin e grandeve dhe të eliminojnë OSHP-në.

“Tri çështjet jashtë stabilitetit janë grandi i katërt duke e larguar të gjitha vijat buxhetore grandet hapjen e ofertave publike. Çdo ministri bënë oferta për shpërndarjen e grandeve sipas një konkurrence që në duhet të aplikojmë. Për kompetencën komunale nëse është arsim shëndetësi apo zhvillim rural çka është nën kompetencën tonë të barten tek komuna drejtpërdrejtë”, deklaroi Haziri.

Ndërsa për decentralizimin fiskal ai tha se do të ndihmonte komunën që të bëhej më e përgjegjshme.

“E favorizoj decentralizmin fiskal se e bënë komunën më të përgjegjshëme dhe e merr pjesëmarrjen sipas të hyrave në buxhet të shtetit. Aty nuk mundet askush të manipuloj aty e dhe komunat angazhohen më shumë edhe kanë autonomi për kursime”, tha Haziri.

Ndërsa për OSHP-në Haziri tha se duhet të eliminohet.

“Duhet të eliminojmë OSHP-në si organ i cili është burim i problemeve serioze në investimet publike në Komuna. OSHP është bërë mekanizëm që bllokon”.

Sonte në #DebatPernime prej orës 20:20 në KALLXO.com dhe RTV Dukagjini të ftuar janë tre kryetarë të komunave, Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës, Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit dhe Qëndron Kastrati, kryetar i Kamenicës.

Me Gjinin, Hazirin e Kastratin do të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit dhe menaxhimin e komunave që drejtojnë.

Si duhet të gjendet zgjidhja për presidentin e vendit?

Çfarë presin nga qeverisja e re?

Cilat janë kërkesat për ekzekutivin e ri i cili pritet të dal nga zgjedhjet e 14 shkurtit?

Këto, por edhe shumë të tjera, sonte prej orës 20:20 në KALLXO.com dhe RTV Dukagjini, drejtpërdrejtë, Ardian Gjini nga AAK, Lutfi Haziri nga LDK e Qëndron Kastrati.