Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qëndron Kastrati: Komuna e Kamenicës s’ka kartelë për pagesa online

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i ftuar në DebatPernime ka thënë se komunat nuk kanë kartela që të kryejnë pagesa në mënyrë elektronike.

“Në vitin 2021 nuk mund të bëjmë pagesa online. Në vitin 2021 asnjë organizatë buxhetore nuk mund të bëj pagesa online. Komuna nuk ka kartelë që mund të bëj pagesa online, paramendoni në vitin 2021 me të gjitha këto zhvillime teknologjike që i kemi”, ka thënë Kastrati.

Sonte në #DebatPernime prej orës 20:20 në KALLXO.com dhe RTV Dukagjini të ftuar janë tre kryetarë të komunave, Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës, Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit dhe Qëndron Kastrati, kryetar i Kamenicës.

Me Gjinin, Hazirin e Kastratin do të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit dhe menaxhimin e komunave që drejtojnë.

Si duhet të gjendet zgjidhja për presidentin e vendit?

Çfarë presin nga qeverisja e re?

Cilat janë kërkesat për ekzekutivin e ri i cili pritet të dal nga zgjedhjet e 14 shkurtit?

Këto, por edhe shumë të tjera, sonte prej orës 20:20 në KALLXO.com dhe RTV Dukagjini, drejtpërdrejtë, Ardian Gjini nga AAK, Lutfi Haziri nga LDK e Qëndron Kastrati, PSD.