Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kultura, Rinia dhe Sporti në #DebatPernime - LIVE

Zotimet e partive politike për kulturën, rininë dhe sportin, të cilat garojnë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit 2021 transmetohen sonte në #DebatPernime.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Burbuqe Bakija Deva nga AAK, Fahredin Spahija e Avdi Pireva nga LDK dhe Anesa Çolakoviq nga NDS.

Debati transmetohet në orën 19:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra  mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, më 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.