Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lutfi Haziri “përqesh” premtimin e Albin Kurtit për pushimin e lehonisë

Kryetari i komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri e ka quajtur madhor dhe të paqëndrueshëm premtimin e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit për pushimin e lehonisë për të dy prindërit.

“Për mua ka qenë premtimi më i madh dhe më i paqëndrueshëm nëse i jepet të dy prindërve e drejta e lehonisë. Nëse kemi dy punëtorë dhe dy punojnë në administratë publike se në privat është ndryshe, atëherë kemi shkaktuar diçka që vështirë e kemi ta mbulojmë”, deklaroi Haziri në DebatPernime.

Haziri tha që  është hera e parë që nuk ka dëgjuar shumë programe dhe thyerje të mendimeve në programe dhe politika sektoriale por që kanë prodhuar zhurmë politike.

Albin Kurti në mes të shumë premtimeve në DebatPernime kishte thënë se pushimi i lehonisë do të jetë 12 muajsh dhe do të ndahet në mes të dy prindërve.

“Duhet ta ndajnë të dy prindërit pushimin e lehonisë (12 muajsh) dhe shteti do ta ndajë barrën bashkë me ndërmarrjet përkatëse. Ne ende nuk kemi vendosur pagesën sepse na duhet një dialog me sindikatat dhe ndërmarrjet”, kishte premtuar Kurti.

Sonte në #DebatPernime prej orës 20:20 në KALLXO.com dhe RTV Dukagjini të ftuar janë tre kryetarë të komunave, Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës, Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit dhe Qëndron Kastrati, kryetar i Kamenicës.

Me Gjinin, Hazirin e Kastratin do të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit dhe menaxhimin e komunave që drejtojnë.Si duhet të gjendet zgjidhja për presidentin e vendit?

Çfarë presin nga qeverisja e re?

Cilat janë kërkesat për ekzekutivin e ri i cili pritet të dal nga zgjedhjet e 14 shkurtit?

Këto, por edhe shumë të tjera, sonte prej orës 20:20 në KALLXO.com dhe RTV Dukagjini, drejtpërdrejtë, Ardian Gjini nga AAK, Lutfi Haziri nga LDK e Qëndron Kastrati.