Seanca e Kuvendit më 17 shtator 2020, Foto: Kuvendi i Kosovës

Kaq vota morën partitë që se kaluan pragun

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në këto zgjedhje, bashkë me partitë e komuniteteve jo shumicë, kanë garuar gjithsej 28 parti apo iniciativa qytetare, por shumë prej tyre nuk do të përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës për shkak se s’kanë arritur të marrin votat e mjaftueshme.

Nisma Social Demokrate është partia që ka marrë më së shumti vota nga ato që se kalojnë pragun.

Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ, Nisma Social Demokrate ka marrë 2.507% apo 21 mijë e 998 vota, por të pamjaftueshme për të siguruar ulëse në Parlament, pasi që pragu për partitë e komunitetit shumicë është 5%.

Partia “FJALA” e Gëzim Kelmendit nuk ka arritur të marrë më shumë se 0.122% apo 1 mijë e 86 vota.

Garës i kishte hyrë edhe Partia Balliste e cila ka marrë vetëm 155 vota apo 0,018%.

Nga 28 parti/iniciativa që garuan në zgjedhjet e 14 shkurtit, 7 prej tyre kanë qenë shqiptare, ndërsa 21 të tjera kanë qenë të komuniteteve.

Nga 21 parti të komuniteteve që kanë garuar, 20 ulëse janë të garantuara për ta.

10 nga 20 ulëset i takojnë komunitetit serb, të cilat i ka fituar Lista Serbe.

Këtu mund t’i gjeni votat e të gjitha subjekteve politike.