Ilustrim

Kaq raste aktive me coronavirus janë në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, 114 persona janë shëruar dhe janë shënuar 172 raste të reja me coronavirus.

Kurse, në 4 mijë e 20 ka shkuar numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit, 14 persona kanë pësuar me fatalitet nga COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 10 mijë e 419 raste nga 41 mijë e 152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 341 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6 mijë e 58 raste.