Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Kaq orë janë pritjet e gjata për të dalur nga Kosova përmes Merdarës

Kolonë e gjatë është shkaktuar edhe në këtë fundjavë në pikën kufitare në Merdarë mes Kosovës dhe Serbisë e cila frekuentohet shumë nga bashkëatdhetarët, për një të madhe të së cilëve tani është e kthimit në shtetet ku ata punojnë dhe veprojnë.

Udhëtarët po detyrohen të presin prej pesë orësh në radhë për të dalur nga Kosova përmes kësaj pike.

Fluks i madh është edhe te Dheu i Bardhë, ku pritjet janë prej tri orësh.

Në pikën kufitare në Multivodë, po presin më shumë se dy orë.

Ndërkaq, në pikën kufitare në Jarinjë pritjet janë nga 90 deri 120 minuta.

Më poshtë gjeni të plotë fluksin në pikat kufitare. Të dhënat janë të përditësuar në orën 10:26.