Foto: REL

Kanosi një grua me vrasje përmes telefonit, arrestohet i dyshuari

Policia njofton se ka arrestuar një person në Gjilan i cili dyshohet se kishte kanosur verbalisht me vrasje një grua përmes telefonit.

Sipas njoftimit, i dyshuari kishte thirrur dhe kanosur viktimën përmes telefoni derisa ajo kishte qenë në stacion policor duke dhënë deklaratë.

Në raportin policor bëhet e ditur se i dyshuari është  arrestuar para stacionit policor, gjatë shoqërimit ka kanosë dhe fyer edhe zyrtarët policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.