Sheshi "Nën Tereza" në Prishtinë, Foto: Facebook

Kanosi inspektorët komunal, arrestohet një person

Komuna e Prishtinës para disa ditëve përmes inspektorëve ka larguar shitësit ambulantë nga sheshet e Prishtinës.

Një shitës ambulant deri sa ishte duke shitur në sheshin “Nëna Terezë” ka kanosur dy inspektorë Komunal të Komunës së Prishtinës.

Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.