Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari që tentoi ta dhunojë një grua në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë të mërkurë pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar një burrë në Fushë Kosovë i cili kishte tentuar të dhunojë një grua.

Policia e Kosovës tutje ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me datë 21.09.2022 kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me  vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë.