Ilustrim

Arrestohet një person në Istog, policia gjeti mbi 1 kg drogë në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar në Istog pasi në shtëpinë e tij gjatë kontrollit njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar mbi 1 kilogram drogë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës raportohet se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur 1 kg e 295.6 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 0.3 gramë heroinë, një shishe qelqi me substancë të lëngshme e llojit metadon dhe një telefon të tipit Samsung.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin e policisë.