Ilustrim

Sulmohet një kadet policor në Pejë, arrestohet një i dyshuar

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një person në Pejë.

KALLXO.com merr vesh se personi që është sulmuar është kadet policor, por se incidenti nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare të tij.

Ndërkaq, në një prononcim për KALLXO.com zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se personi i arrestuar është ndaluar për 48 orë.

“Personi i arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Gjithashtu janë autorizuar Policia e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve për veprat penale të cilat dyshohet i ndaluari, përkatesisht veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘mbajtja në kontroll, posedim i paautorizuar i armëve'”- ka thënë Nikçi për KALLXO.com