Ilustrim.

Arrestohet një person, e gjuajti me armë zjarri një person tjetër

Një burrë nga fshati Bellopojë i Pejës është arrestuar të mërkurën pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri tjetër, por nuk e ka qëlluar atë.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe atij i është konfiskuar një pistoletë.

Kurse, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk është qëlluar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar në pistoletë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.