Kanos policen përmes telefonit

Një police nga Podujeva është ankuar në Policinë e Kosovës.

Ajo ka thënë se përmes telefonit është kanosur nga një i dyshuar.

Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur më 15 mars të këtij viti, rreth orës 18:55.

Tutje është njoftuar se i dyshuari gjendet në arrati dhe se rasti është duke u hetuar.