Kamerat në ilegale në Veri, Kurti tregon për hapat që sipas tij ka ndërmarrë MPB-ja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme është duke u marrë me çështjen e kamerave ilegale të sigurisë të vendosura në veri të vendit.

Kurti nuk dha detaje se çka konkretisht është duke u bërë në këtë drejtim.

“Ministria e Punëve të Brendshme është aktivisht duke u marr me këtë çështje dhe padyshim që ata do t`ua japin përgjigjen për çdo gjë që kanë ndërmarrë lidhur me këtë çështje”, tha Kurti.

Dje për këtë çështje është pyetur edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, por ajo nuk ka dhënë përgjigje nëse është marrë ndonjë masë.

KALLXO.com ka raportuar se në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, çdo lëvizje monitorohet nga dhjetëra kamera të sigurisë, të cilat janë të vendosura në disa lokacione të ndryshme. Asnjë nga këto kamera nuk kontrollohen nga institucionet e Kosovës.

 

Kush i kontrollon kamerat e vendosura në disa lokacione në veri të Kosovës?