Kamerat ilegale në veri, ministrja Haxhiu nuk tregon nëse qeveria ka marrë ndonjë masë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk ka treguar nëse qeveria e Kosovës ka marrë ndonjë veprim për kamerat ilegale në veri të Kosovës.

“Unë nuk mund të flas në detaje në raport me këtë, dhe jam shumë e bindur që institucionet përgjegjëse do të marrin veprimet në përputhje me kompetencat që kanë”, tha ajo në një konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë.

KALLXO.com ka raportuar se në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, çdo lëvizje monitorohet nga dhjetëra kamera të sigurisë, të cilat janë të vendosura në disa lokacione të ndryshme. Asnjë nga këto kamera nuk kontrollohen nga institucionet e Kosovës.

 

Kush i kontrollon kamerat e vendosura në disa lokacione në veri të Kosovës?